Loading…

Nxënësit në Prishtinë bojkotojnë mësimin nga i ftohti

  • 14/12/2016 | 10:09

Nxënësit në Prishtinë bojkotojnë mësimin nga i ftohti
Nxënësit e shkollës së mesme në Prishtinë, Gjimnazi Filologjik “Eqrem Qabej”, kanë dalë jashtë shkollës për të protestuar nga i ftohti që po mbanë brenda në shkollë.


Përderisa një numër i madh i nxënësve ka dalë jashtë objektit shkollor, gjysma tjetër është ndaluar brenda në holl, por megjithatë nuk pranojnë të mbajnë procesin mësimor.

Nxënësit e kësaj shkolle dëgjohen duke brohoritur: “KEMI ARDH ME MSU, S’KEMI ARDH MU SMU”.

Në fotografi shihen nxënësit jashtë oborrit të shkollës, disa brenda në shkollë dhe disa prej tyre.

Mësuohet se ky nuk është rasti i parë që nxënësit në këtë shkollë ankohen nga i ftohti e që nuk merren masa, edhe pse ky objekt shkollor ka pak vite që është ndërtuar.

Në ndërkohë, drejtori i gjimnazit Ilaz Haziri tha se ngrohja qendrore brenda në shkollë punon dhe është e lëshuar.

“Ngrohëset punojnë, shkolla është pak e madhe deri të nxehet, edhe dritaret i kemi ndërruar tash, për 60% më shumë shkolla është përmirësuar”.

E në anën tjetër nxënësit ankohen nga i ftohti se edhe pse janë ngrohëset e lëshuara, shkolla është shumë e ftohtë sa për të qëndruar 7 orë aty.

Ndër të tjera, u raportua se mësimin e bojkotuan thuajse të gjitha paralelet e klasëve të 10-ta dhe 11-ta, dhe disa të 12-ta.

2

 

 15555617_1079957462126626_1602597963_o

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë