Loading…

Nxënësit nga Prizreni u fotografuan me flamurin turk, reagon MASHT

  • 21/10/2019 | 09:59

Nxënësit nga Prizreni u fotografuan me flamurin turk, reagon MASHT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar ashpër ndaj rastit në Prizren të paraqitur në media, ku shihet një person i rritur dhe disa fëmijë në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” të kësaj komune, me flamurin turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake, shkruan Gazeta Metro.


Në reagimin e tij MASHT thotë se shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët, kjo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

“Prandaj, MAShT gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Gjithashtu, MASHT apelon që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit e prindërit të paraqesin rastet e abuzimit me fëmijët, sepse sipas tyre, kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët të mbrohen nga rreziku që iu kanoset.

“MAShT fton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset”, ka përfunduar MASHT.

Kujtojmë se për fotografinë në fjalë ka reaguar edhe KMDLNJ, e cila thotë se ky gjest përveç se është keqpërdorim I fëmijëve dhe rreshtim I padrejtë ndaj një partie politike në një vend jashtë Kosovës, është edhe I dënueshëm.

“KMDLNJ, konsideron se ky gjest jo vetëm që është keqpërdorim i fëmijëve, dhe rreshtim i pa drejtë ndaj një partie politike në një vend jashtë Kosovës, por patjetër që është edhe i dënueshëm. Me këtë rast i bëjmë thirrje organeve të shtetit të zbardhin këtë rast dhe të përfshirët në këtë incident të rëndë të ndëshkohen konform ligjeve të Kosovës”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë