Loading…

Nxirren pesë trupat e pajetë nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan

  • 18/02/2020 | 18:28

Nxirren pesë trupat e pajetë nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan

Sot, rreth orës 13:00 në Gjilan u vranë 5 persona. Një grua, policie aktive e Kosovës varu prindërit dhe dy vëllezërit e saj, dhe në fund edhe veten. Një lajm ky që tronditi jo vetëm qytetin në fjalë por tërë Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë nxjerrë trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca nga shtëpia e tyre, ku sot ka ndodhur rasti tragjik në Gjilan.

Trupat e pajetë do të dërgohen për obduksion. Ndryshe, zyrtarja policore Valdete Bllaca ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Policia e Kosovës së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, kanë konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit  dhe më pas vetën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë