Loading…

NYT: Agjentët e Izraelit vranë numrin 2 të al-Qaida në Iran

  • 14/11/2020 | 10:06

NYT: Agjentët e Izraelit vranë numrin 2 të al-Qaida në Iran

Lideri i dytë me radhë në hierarkinë e al-Qaida, Abu Muhammad al-Masri, i akuzuar për planifikimin e bombave vdekjeprurëse të vitit 1998 ndaj dy ambasadave të SHBA-së në Afrikë, u vra nga agjentët izraelitë në Teheran në muajin gusht, transmeton Gazeta Metro.


Sipas gazetës amerikane The New York Times që citon burime nga agjencitë e inteligjencë, udhëheqësi i lartë i al-Qaida,  Abdullah Ahmed Abdullah, i njohur me emrin e luftës Abu Muhammad al-Masri, u qëllua nga dy burra me një motor në rrugët e Teheranit, më 7 gusht.

Masri është konsideruar si një nga pasardhësit e mundshëm të udhëheqësit aktual të Al Qaeda, Ayman al-Zawahiri.

Duke cituar zyrtarë të inteligjencës, New York Times, tha se agjentët izraelitë e kryen atentatin me urdhër të Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Iranit e kundërshtoi “fuqishëm” raportin dhe tha se nuk kishte “terroristë” të al-Qaida në tokën iraniane.

“Kohë pas kohe, Uashingtoni dhe Tel Avivi përpiqen ta lidhin Iranin me grupe të tilla duke gënjyer dhe nxjerrë informacione të rreme në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë për aktivitetet kriminale të këtij grupi dhe grupeve të tjera terroriste në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh vetëm disa orë pasi u botua raporti i New York Times.

Shtetet e Bashkuara kishin ndjekur lëvizjet e Masrit dhe operativëve të tjerë të al-Qaida në Iran për vite me radhë, por roli i Uashingtonit në vrasjen e liderit të al-Qaida,, mbetet i paqartë, raportoi The New York Times.

As Irani, al-Qaida, Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk e kanë pranuar kurrë publikisht vrasjen.

Masri u vra me vajzën e tij, e veja e djalit të ish-udhëheqësit të al-Qaida, Osama bin Laden, Hamza bin Laden, raportoi gazeta.

Irani më shumicë shiite dhe al-Qaida, një grup militant ekstremist sunit, janë armiq pasi mbështesin ideologji të kundërta.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Masri kishte qenë në paraburgim në Iran që nga viti 2003, por kishte jetuar i lirë që prej të paktën 2015-ës.

Disa ekspertë të terrorizmit kanë spekuluar se Irani ka mbajtur disa figura të al-Qaida si një mënyrë për të dekurajuar grupin nga kryerja e sulmeve në Iran ose për t’i përdorur për shkëmbimet e të burgosurve. Grupi mund të jetë gjithashtu një kartë e dobishme kundër Shteteve të Bashkuara, një armike e përbashkët e Iranit dhe al-Qaida.

Zyrtarët iranianë kanë mohuar ofrimin e mbështetjes për al-Qaida.

Egjiptiani Masri, një nga udhëheqësit themelues të al-Qaida, ishte në listën e terroristëve më të kërkuar të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara.

Sulmet ndaj ambasadave të SHBA-së në Keni dhe Tanzani më 1998 lanë 224 njerëz të vdekur dhe më shumë se 5,000 të plagosur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë