Loading…

“O baba, o baba”: Djali i mitur që përjetoi tmerrin kur gjyshi ia vrau babain para syve në Tiranë

  • 05/06/2021 | 11:17

“O baba, o baba”: Djali i mitur që përjetoi tmerrin kur gjyshi ia vrau babain para syve në Tiranë

Djali i mitur i Kudret Saliaj, i cili mbeti i vdekur mesditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës ka qenë dëshmitari i ngjarjes së rëndë.


Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.

Sipas dëshmitarëve, pas krimit djali i viktimës bërtiste me të madhe “o baba, o baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë.

Atje ai është pritur nga njëra prej  punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.

Ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore, meqë rast plumbat kanë plagosur edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë