Loading…

‘O kuku hajde kthehemi te Jasharët’, Syla: Kurti e injoroi Murat Jasharin kur i pati 50,3%, tash pasi humbi shkoi tek kjo familje

  • 30/11/2021 | 21:25

‘O kuku hajde kthehemi te Jasharët’, Syla: Kurti e injoroi Murat Jasharin kur i pati 50,3%, tash pasi humbi shkoi tek kjo familje

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka komentuar emërimin e Bashkim Jasharit si komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK), derisa ka thënë se kryeministri Albin Kurti e injoroi Murat Jasharin i cili, sipas tij, deshi të bëhej president, por u kthye kah Familja Jashari në momentin që humbi në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.


Syla tha se pse familja Jashari po e meriton vetëm kur po i humb Kurti zgjedhjet, e nuk po përmenden kur po i marrin 50,3%.

“Edhe Murat Jasharin ka lyp me u bo president, pse s’e ka bo Albini, por e ka bo Vjosa Osmanin. Pse po i them kontrabandim? Sepse Kurtit i vyejnë njerëz si ju që thonë ‘e ka bo zgjedhjen, mirë ka bo, s’ka pasur ma të mirë’, e presidenti, a u kanë edhe ajo zgjedhje e mirë? Pse e ka bo Osmanin? Sepse i ka pasur 50,3%. Kur i mori 24% ‘o kuku hajde kthehemi te Jasharët”, është shprehur Syla.

Tutje ai ka thënë se emërimi i Bashkim Jasharit është i merituar, por pse pasi kur humbi Kurti ndodhi kjo.

“Kjo është pikë e dobët e Albin Kurtit. A e meritojnë? Po, por pse po e meritojnë kur humbën, e jo kur fituan?”, shtoi Syla.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë