Loading…

OAK dhe MAPL diskutojnë potencialet e bashkëpunimit

  • 16/04/2021 | 08:18

OAK dhe MAPL diskutojnë potencialet e bashkëpunimit

Me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe profesional në çështjet me interes të përbashkët, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan një takim pune me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.


“Duke marrë parasysh faktin që një nga objektivat e MAPL-së është edhe forcimi i partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve, në mënyrë që të krijohet një partneritet gjithëpërfshirës dhe koheziv, OAK u shpreh e hapur për të qenë pjesë e grupeve punuese e diskutimeve publike, për të dhënë kontributin e saj në këtë drejtim.

Nënkryetari Arsim Selmonmusaj përgëzoi Ministrin për pranimin e detyrës, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim në aspektin profesional rreth çështjeve konkrete”, thuhet në njoftimin për media.

Sekretari i bordit, Diamant Elshani njoftoi Ministrin rreth punës dhe aktiviteteve të OAK-së, duke potencuar disa nga prioritetet e saj për këtë vit. Ndër të tjera Elshani theksoi që për çfarëdo lloj mundësie të kontributit me bizneset, OAK-në mund ta konsiderojnë si një partner potencial.

Ministri Krasniqi falendëroi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për takimin, duke u dakorduar për një bashkëpunim të dyanshëm, në favor të krijimit të lehtësirave për bizneset vendore.

Krasniqi theksoi që duke qenë Komunat nën domenin e tij, është e rëndësishme që bizneset ti kenë partner, kjo pasi që janë shumë të interesuar që të mbështesin dhe fuqizojnë Komunat, meqenëse janë institucionet e para ku shërbehen bizneset dhe qytetarët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë