Loading…
OAK përshëndet mos votimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale
  • 30/05/2019 | 15:38

OAK përshëndet mos votimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet mos votimin e serishëm të Projektligjit për Miniera dhe Minerale në seancën e sotme në Kuvend, duke kërkuar që ky projektligj përfundimit të rikthehet në Komision parlamentar për ndryshimet e kërkuara.


OAK së bashku me bizneset e këtij sektori ka zhvilluar deri më tani me dhjetëra aktivitete qoftë në tryeza me biznese, institucione dhe deputetë që nga fillimi, që ky projektligj të mos votohet në gjendjen aktuale duke i dhënë arsyet e forta në lidhje me këtë çështje.

Ky projektligj ka më shumë se 1 vit që është në Parlament dhe kjo përpjekje e sotme është një nga përpjekjet e shumta që janë bërë për ta votuar këtë projektligj.

Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit, thuhet në deklaratën për media.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet dhe një herë në Komision parlamentar, duke e konsideruar që ky rikthim do të jetë frytdhënës, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet konform nevojave të bizneseve.

Më të fundit
...
  • 23/08/2019 | 19:30
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë