Loading…

OAK: Qeveria e Kosovës të marrë masa, bizneset të furnizohen 24 orë me rrymë

  • 15/08/2022 | 10:36

OAK: Qeveria e Kosovës të marrë masa, bizneset të furnizohen 24 orë me rrymë

Oda e Afarizmit të Kosovës ka reaguar pasi KEDS njoftoi se nga sot do të ketë reduktime 6 me rrymë dhe dy pa rrymë për të gjithë konsumatorët.


Dhoma e Tregtisë në kuadër të OAK-ut në reagimin e tyre kanë thënë se janë jashtëzakonisht të shqetësuar për këtë vendim.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është jashtëzakonisht e shqetësuar për vendimin e KEDS-it që të fillojë me reduktimet e energjisë elektrike e cila tani po vërehet edhe në kryeqytet, duke kërkuar sigurimin e energjisë elektrike dhe ndërprerjen e reduktimeve. Reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës”, thuhet në komunikatë.

OAK ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që bizneset të furnizohen me rrymë 24 orë, shkruan Gazeta Infokus

“Dhoma e Tregtisë ashtu edhe siç ka kërkuar edhe më herët, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS të furnizojë 24h më energji elektrike bizneset, dhe me urgjencë të ndërmarrë masa adekuate që të mos vije deri tek vazhdimi i ndërprerjeve të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga KEDS 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë. Dhoma e Tregtisë në kontinuitet është duke e njoftuar dhe kërkuar nga Qeveria që të ofrojë më shumë përkrahje për bizneset në mënyrë që të përballojë këtë gjendje jo të lehtë, të shkaktuar si rezultat i pandemisë dhe luftës në Ukrainë, gjë që ka ndryshuar në masë të madhe rrjedhën e të bërit biznes, andaj konsiderojmë që në këtë drejtim Qeveria duhet të bëjë shumë më shumë për përballimin e situatës”, thuhet në vazhdim të komunikatës.

Madje nga Dhoma e Tregtisë kanë treguar që tashmë disa herë kanë biseduar me qeverinë dhe janë munduar që të ofrojnë zgjidhje në këtë aspekt.

“Dhoma e Tregtisë kërkon edhe një herë nga Qeveria që ti përkrahë bizneset me kredi të buta, ulje të TVSH-së në ushqim, heqje të përkohshme të akcizës, ndryshimin e disa politikave fiskale, e aprovimin e disa ligjeve të cilat do të kontribuonin në ruajtjen e vendeve të punës dhe mundësitë e rritjes së tyre. Dhoma e Trëgtisë ka zhvilluar disa takime dhe ka kërkuar nga ZRRE që të blejë energjinë elektrike nga bizneset dhe qytetarët dhe jo e njejta të kompenzohet, dhe gjithashtu të blihet edhe nga bujqit të cilët jashtë sezonës janë duke e humb energjine e cila prodhohet si rezultat i pamundësisë së blerjes nga ana e ZRRE. Të gjitha këto veprime, përfshirë edhe një ofertë tërheqëse për investime në këtë drejtim, do të zvogëlonin varësinë tonë nga importi dhe reduktimet e paralajmëruara nga ana e KEDS.”

Kujtojmë që nga mëngjesi me vendim të KEDS dhe KESCO në pamundësi të vazhdimit të blerjes apo importit të energjisë elektrike kanë filluar reduktimet në të gjithë vendin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë