Loading…

OAK rikërkon shqyrtimin e kërkesave dhe votimin e pakos së rimëkëmbjes

  • 11/11/2020 | 10:08

OAK rikërkon shqyrtimin e kërkesave dhe votimin e pakos së rimëkëmbjes

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), duke parë gjendjen jashtëzakonisht shumë të rënduar të bizneseve në vend, rikërkoi që urgjentisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës ta kalojnë gjatë votimit të sotëm Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike me ndryshimet e kërkuara nga bizneset.


OAK thotë se është shumë shqetësuar se nga leximi i parë në leximin e dytë nuk janë ftuar odat për të diskutuar në lidhje me kërkesat e bizneseve të cilat si OAK i kanë dërguar disa herë.

OAK rishpreh shqetësimin e saj të thellë që disa herë kjo pako është vënë në votim dhe nuk ka kaluar, për shkak të mungesës së vullnetit të deputetëve për ta votuar atë.

“Kërkojmë që përveç kalimit të kësaj pako gjatë votimit të sotëm të merren parasysh edhe kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), i ka adresuar disa herë me radhë në institucionet përkatëse si në Qeveri ashtu edhe tek deputetët, të cilat i kemi shpërndarë në mënyrë fizike, përmes postës elektronike, postës fizike e të cilat deri më tani nuk janë marrë në konsideratë”, thuhet në komunikatën e OAK.

Oda e Afarizmit thotë se përderisa Kosova, ende diskuton kalimin apo mos kalimin e pakos së dytë për rimëkëmbje ekonomike, në vendet e rajonit janë kaluar disa të tilla.

“OAK -vijon komunikata- nga takimet me bizneset dhe puna në terren rithekson se gjendja e bizneseve është shumë e rëndë dhe nëse vazhdon të mungojë dora e zgjatur e shtetit, në muajt në vazhdim do të ndjehen pasojat shumë të mëdha tek sektori privat dhe vetë shteti kur dihet se të hyrat më të mëdha sigurohen pikërisht nga biznesi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë