Loading…

Obradovic: Debati për Vojvodinën për të fshehur ‘dorëzimin e Kosovës’

  • 21/03/2019 | 15:23

Obradovic: Debati për Vojvodinën për të fshehur ‘dorëzimin e Kosovës’

Lideri i lëvizjes serbe ‘Dveri’ Bosko Obradovic ka thënë sot se debati për rezolutën dhe ligjit për financimin e Vojvodinës në Kuvendin e Serbisë është farsë për të larguar vëmendjen nga bisedimet e fshehta të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic për, siç ka thënë, dorëzimin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Obradovic u ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbisë se tërë bota debaton për Kosovën, ndërsa parlamenti serb për tri vite nuk ka debatuar për këtë.

“Ky është një manovrim i tejdukshëm mediatik-politik për të feshur temën e Kosovës dhe që të mos ketë opozitë në sallë, por të ekizstojë opozita e rrejshme e personifikuar në Vojislav Seseljin, Nenad Canakun e Cdeomor Jovanovicin”, ka thënë opozitari serb sipas “Danas”-it./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë