Loading…

OBSH për koronavirusin: S’është koha për panik, është koha për aksion pasi ky virus ka potencial për pandemi

  • 28/02/2020 | 10:51

OBSH për koronavirusin: S’është koha për panik, është koha për aksion pasi ky virus ka potencial për pandemi

OBSH paralajmëroi se rreziku për pandemi tani është real dhe të gjitha shtetet duhen të përgatiten pasi ky “virus nuk respekton kufij” tha drejtori i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i Përgjithshëm i OBSH’së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se të gjitha shtetet duhet të përgatiten.

“Ky virus ka potencial të pandemisë” tha Ghebreyesus të enjten. “Kjo nuk është koha për frikë, është koha të veprojmë për të parandaluar infektimet dhe të shpëtojmë jetë”.

Katër shtete tjera kanë raportuar raste të para të infektimit duke ngritur numrin e shteteve me infektime, pa Kinën, në 55, ku nga rreth 3700 raste kanë  rezultuar me vdekjen 70 njerëzve. Tani Kina raporton vetëm ¼ e infektimeve të reja të raportuara.

Një burrë italian kishte arritur në Nigeri këtë javë dhe ishte konfirmuar si rasti i parë i COVID-19 në shtetin me numrin më të madh të popullatës në Afrikë. Në anën tjetër një person që kishte zbritur nga një fluturim nga Irani në Zelandë të Re ishte i pari atje. Në Europën lindore raportohen rastet e para po ashtu, pasi Bjellorusia dhe Lituania njoftuan për rastet e para të sëmundjes vdekjeprurëse po ashtu.

Megjithatë, Presidenti Amerikan, Donald Trump ka akuzuar disa media se pa nevojë po shkaktojnë panik dhe përkundër paralajmërimeve të institucioneve shëndetësore amerikane nuk e sheh si rrezik të përballueshëm të epidemisë nga SHBA. Ai ka formuar një Këshill kombëtar nën udhëheqjen e zëvendës Presidentit Mike Pence, për të luftuar epideminë e rrezikshme në SHBA.

Në shtetin e California të enjten ishte njoftuar se autoritetet po monitoronin 8400 njerëz për koronavirusin, pasi u konfirmua se një grua ishte infektuar pa udhëtuar në rajone të prekura nga përhapja e virusit.

Nga shënimet e mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, ky virus ka vrarë më së shumti të moshuarit apo njerëzit me sëmundje tjera dhe imunitet të kompromentuar. Nga 83 mijë njerëzit e konfirmuar se janë infektuar në tërë botën, 36500 janë shëruar, sipas informacionit të këtij universiteti, që i mbledh të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe burime shtetërore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë