Loading…

OBSH për pandeminë: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

  • 30/10/2020 | 09:09

OBSH për pandeminë: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë tha të enjten tha se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë, transmeton Gazeta Metro.


Organizata tha se Evropa është përsëri në “epiqendrën” e pandemisë.

“Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thoshte izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.

Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai.

“Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, tha zyrtari i OBSH-së.

“Evropa është në epiqendrën e kësaj pandemie edhe një herë,” tha Kluge, duke treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe shtrimet në spital gjithashtu po rriteshin.

OBSH-ja në Evropë përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore. Organizata tha se rajoni kishte kaluar “momentin historik prej 10 milionë rastesh me koronavirus” të enjten.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë