Loading…

OBSH: Shenja inkurajuese të situatës me korona virusin në Europë

  • 26/03/2020 | 13:34

OBSH: Shenja inkurajuese të situatës me korona virusin në Europë

Zyrtarët e Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë thënë se janë duke i vërejtur disa shenja inkurajuese në Europë, pasi Italia ka raportuar së fundmi një numër në rënie të të infektuarve me korona virusin e ri SARS-CoV-2 dhe të viktimave tre ditët e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori regjional i OBSH’së në Europë në një konferencë shtypi ka thënë:

“Edhe pse situata është ende serioze, ne kemi filluar të shohim disa shenja inkurajuese dhe shprese në Europë. Italia, e cila ka numrin më të lartë të rasteve në regjion, ka pësuar një zvogëlim të numrit të personave të infektuar dhe kjo është një gjë shumë pozitive”

Duhet të theksohet që ai këtë deklaratë e ka bërë para se edhe Spanja të deklarojë një zvogëlim të numrit të vdekjeve në vend.

OBSH’ja në bazë të shifrave të fundit ka thënë se ekzistojnë 220 mijë raste me COVID-19 të regjistruara në Europë, si dhe 11987 persona të vdekur. Ndërkaq, numri i rasteve në mbarë botën ka arritur 400 mijë . Kjo do të thotë që në mesin e 10 rasteve në botë, 6 prej tyre janë në Evropë.

Ekspertët e fushës kanë thënë se të gjithë shtetet duhet të bëhen gati për një betejë shumë të rëndësishme, sidomos gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë