Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell ka bashkëbiseduar me qytetarë të Kosovës duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre për aktualitetin politik në vend.
Ambasadori O’Conell, gjatë bashkëbisedimit, ka thënë se Britania e Madhe është kundër shkëmbimit të territoreve, pavarësisht që, sipas diplomatit të saj në Kosovë, shtetet duhet ta kenë një normalizim marrëdhëniesh, njofton gazetametro.net.
“Pse po pyetni kur e dini qëndrimin e Britanisë. Pozita jonë nuk ka ndryshuar që nga viti 2005,” ka qenë përgjigja e tij, kur është pyetur se a e përkrah idenë e Presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh.
O’Conell gjatë bashkëbisedimit, ka thënë se disa shtete e kanë tërhequr njohjen për Kosovën, njofton gazetametro.net.
Me këtë deklaratë, Ambasadori e ka përgënjeshtruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila një ditë më parë tha se lajmet e mediave serbe për tërheqje të njohjeve për shtetësinë e Kosovës janë lajme të rreme./gazetametro.net