Loading…

O’Connell: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së

  • 02/12/2016 | 10:10

O’Connell: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka thënë se kërkesa që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për liberalizimin e vizave, nuk ka qenë kërkesë specifike e Bashkimit Evropian.

Ai këtë e tha në një intervistë për RTV Dukagjini, ku tha se kërkesa vjen në mënyrë specifike nga anëtarët e Zonës “Schengen”.

“Nuk ka qenë kërkesa bash e Bashkimit Evropian, ka qenë kërkesë e grupit të ‘schengen’për liberalizimin e vizave dhe ne nuk jemi anëtarë të këtij grupi”, tha O’Connell.

O’Connell edhe një herë ngriti zërin ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, për të cilin tha se është kulturë që të veprohet kësisoj.

“Në secilin nivel, deri zyrtarët më të ulët në sektorët publike ka manipulime e kërkesa, jo vetëm nga subjektet politike, por kjo është kultura që nëse jeni i lidhur me dikë, duhet ta punësosh dikë tjetër”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë