Loading…

I shqetësuar se kriminelët e luftës s’kanë dalur para drejtësisë

  • 27/03/2017 | 13:53

I shqetësuar se kriminelët e luftës s’kanë dalur para drejtësisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është ende i shqetësuar me faktin se kriminelët e luftës në Kosovës ende nuk kanë dalur para drejtësisë për të dhënë llogari për të bëmat e tyre.


O’Connell ka vizituar personalisht familjarët e viktimave të luftës në Drenicë, Gjakovë e vende të tjera ku mekanizmat e Serbisë kanë kryer masakra, njofton Klan Kosova.

“Ndjej dhimbje për këto familje”, ka thënë ambasadori britanik në Kosovës, që ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare ku kjo e fundit ka prezantuar raportin vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë.

Ai ka shtuar se këto familje nuk e kanë të lehtë të harrojnë se çfarë ndodhi me familjarët e tyre derisa ka thënë se të gjithë kanë obligim të ndihmojnë që të shërogen këto plagë.

Sipas tij, për tu shëruar këto plafë, duhet të dëgjohen një herë familjet e viktimave të krimit.

Pos kësaj, O’Connell ka shtuar se Kosova ka dëshmuar se nuk ka frikë të ballafaqohet me krimet që kanë mundur të ndodhin në kuhë lufte.

Ambasadori britanik në Kosovë ka kërkuar që trajtimi i krimeve të luftës duhet të jetë prioritet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë