Loading…

O’Connell: Institucionet e Kosovës kanë njerëz që hetohen për krime

  • 21/03/2017 | 11:13

O’Connell: Institucionet e Kosovës kanë njerëz që hetohen për krime

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, është treguar i drejtpërdrejt në fjalët e tij rreth njerëzve të skenës politike e që janë nën hetime për krime.


Sipas O’Connell, partitë e institucionet lokale e qendrore në Kosovë ende në radhë të veta kanë njerëz që hetohen për krime serioze.

‘Për fat të keq partitë, institucionet lokale qendrore e shumë agjensione tjera ende në radhë të veta kanë njerëz që aktualisht janë nën hetime për krime serioze’, ka thënë ambasadori.

Tutje ai ka shtuar se është në interes të Kosovës që shteti të mos lihet në dorë të apetiteve të njerëzve, siç ai i ka quajtur, të korruptuar.

‘Ne kemi të njëjtin interes të mos e lëmë Kosovën të shembet për apetitet e njerëzve të korruptuar. Por për fat të keq ka njerëz të tillë që pa keqardhje dhe pa pikë turpi vazhdojnë të kërkojnë votën e popullit për t’u zgjedhur si përfaqësues të tyre’, ka thënë ambasadori britanik.

O’Connell e ka përmendur edhe ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, i cili ndodhet në Suedi. Me këtë rast, ai ka thënë se kultura e mosndëshkimit duhet të ndalohet.

‘Kujtojmë edhe disa raste kur shqiptohet dënimi, individë të caktuar gjejnë mënyra të ndryshmë për t’i ikur drejtësisë, si psh z.Zharku. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të ndalohet’, ka deklaruar ai.

Por, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ka treguar se ç’do të ndodhte nëse një parti në Britani do ta kishte në radhë të veta ndonjë të dënuar ose të hetuar për korrupsion.

‘Në Mbretërinë e Bashkuar nëse një parti ka një vrasës të dënuar ose një kryetar komune të dënuar për korrupsion në radhë të veta, kjo do ta dëmtonte në masë të madhe politikisht. Kosova mund ta krijojë të njejtën kulturë’, ka shtuar ambasadori.

Gjithë këto ambasadori O’Connell i tha në konferencën ‘Lansimi i programit të Fondacionit Ëestminister për Demokraci në Kosovë’, në të cilën mori pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili po ashtu potencoi rëndësinë, siç e ka quajtur ai, ‘dekriminalizimin e partive politike’./gazetametro.net


Institucionet e Kosovës kanë njerëz që hetohen… by gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë