Loading…
O’Connell: Nuk kemi kohë për të humbur, tregohuni serioz
  • 14/03/2019 | 19:31

O’Connell: Nuk kemi kohë për të humbur, tregohuni serioz

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Kosova duhet të tregohet më serioze për sundimin e ligjit, transmeton Gazeta Metro.


Në një reagim pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, O’Connell ka deklaruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur për të vendosur rend dhe ligj.

“Jam dakord me Ambasadorin Kosnett. Tani është koha që Kosova të tregojë sa është serioze për sundimin e ligjit. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar O’Connell në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë vëren një numër problemesh në Kosovë gjatë vitit 2018.

Ndër to korrupsion në strukturat qeveritare, kërcënime e dhunë ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave nga forcat e rendit, si dhe kthimin e personave që përmbushin standardin e refugjatit në vendet e origjinës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë