Loading…

Oda Amerikane alarmon për krizën institucionale: Kosova po humb mundësi të mëdha

  • 14/08/2026 | 14:26

Oda Amerikane alarmon për krizën institucionale: Kosova po humb mundësi të mëdha

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për vazhdimin e krizës politike dhe bllokadën institucionale në vend, duke kritikuar edhe përplasjet e fundit në Kuvend, transmeton Gazeta Metro.


Në reagimin e saj, Oda kritikoi edhe përplasjet që janë parë në Kuvend, përfshirë debatet e tensionuara mes deputetëve dhe incidentet e tjera të ndodhura në sallën e Kuvendit.

“Kuvendi duhet të mbetet një vend i debatit demokratik, dinjitetit institucional dhe respektit për qytetarët. Mospajtimet politike, sado të thella, nuk mund të arsyetojnë sjelljen që minon besimin e publikut në institucionet demokratike të Kosovës”, thuhet nga Oda Amerikane.

Sipas Odës, pasiguria institucionale po dëmton klimën e investimeve, reformat dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa mungesa e një Kuvendi funksional dobëson mbikëqyrjen dhe llogaridhënien institucionale.

“Derisa të gjitha partitë parlamentare mbajnë përgjegjësi për të kontribuar në mënyrë konstruktive në një zgjidhje, përgjegjësia nuk është e barabartë. Forca politike, të cilës i është besuar numri më I madh I mandative nga votuesit mban përgjegjësinë kryesore për krijimin e kushteve të nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve funksionale. Fitorja zgjedhore sjell jo vetëm të drejtën për të udhëhequr, por edhe përgjegjësinë për të mundësuar funksionimin e institucioneve”, deklarohet tutje nga OEA.

Oda u ka bërë thirrje liderëve politikë që të ulin tensionet dhe të rikthejnë dialogun, duke kërkuar që stabiliteti demokratik dhe zhvillimi ekonomik të vendosen mbi interesat e ngushta partiake./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë