Loading…

Oda Amerikane kërkon nga qeveria të nisë me hartimin e një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik

  • 20/04/2021 | 11:54

Oda Amerikane kërkon nga qeveria të nisë me hartimin e një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria që të nisë me hartimin e një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi për media nga Qeveria është thënë se zhvillimi ekonomik i bazuar në qasje strategjike është thelbësor për mundësimin e rritjes së matshme dhe të qëndrueshme ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Zhvillimi ekonomik i bazuar në qasje strategjike është thelbësor për mundësimin e rritjes së matshme dhe të qëndrueshme ekonomike. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të hartojë një dokument strategjik si dokument udhërrëfyes për politikat e zhvillimit ekonomik.

Strategjia Nacionale e Zhvillimit Ekonomik duhet të iniciohet në tremujorin e parë të Qeverisjes së re dhe duhet të bazohet në një analizë të potencialeve dhe prioriteteve ekonomike, e mes tjerash do të udhëzonte edhe sektorin privat në marrjen e vendimeve strategjike. Dokumenti strategjik do të shërbente në shmangien e vendimeve ad-hoc ose qasjes reaktive, e cila ka karakterizuar vendimmarrjen institucionale në të kaluarën. Në këtë mënyrë, Qeveria, Kuvendi, si dhe hisedarët e tjerë jopolitikë dhe joqeveritarë do të mund të vendosnin kontroll mbi zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përcaktuar objektiva specifike, të matshme, të arritshme, reale, si dhe të lidhura me afatet kohore.

Oda Amerikane beson fuqishëm se prioritetet si fuqizimi i sundimit të ligjit, adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, fuqizimi i lidhjeve me Diasporën, nxitja e investimeve të brendshme dhe tërheqja e investimeve të jashtme, si dhe adresimi i infrastrukturës fizike me fokus në atë energjetike, duhet të përfshihen me doemos në Strategji, ndërsa hartimi i saj duhet të zhvillohet në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ekspertët dhe institutet e ekonomisë, institucionet akademike, organizatat ndërkombëtare zhvillimore dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e sindikatave.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane sugjeron që procesi i hartimit të strategjisë duhet të marrë në konsideratë, por të mos kufizohet vetëm në faktorët si të dhënat ekonomike dhe demografike, burimet natyrore të Kosovës, anët e fuqishme, dobësitë, mundësitë, kërcënimet dhe trendet lokale dhe globale, si dhe zhvillimet teknologjike. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë