Loading…

Oda Amerikane ndan nga 1 mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës

  • 03/06/2020 | 10:39

Oda Amerikane ndan nga 1 mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë dy mijë euro, respektivisht nga një mijë euro për familjet e dy punonjësve të cilët vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Minierën e Artanës, shkruan Gazeta Metro.


Kjo Odë Ekonomike ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e saj më të sinqerta për ngjarjen e djeshme në këtë minierë, ku mbetën të vdekur dy punonjës në vendin e tyre të punës, inxhinieri Haki Arifaj dhe xehetari Idriz Gërbeshi.

“Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Mjete për familjet e dy të vdekurve në këtë minierë kanë ndarë edhe Qeveria në detyrë e Kosovës me në krye Albin Kurtin, të cilët bënë të ditur se janë ndarë nga 30 mijë euro për secilën familje, në mbledhjen e sotme të mbajtur pak para se të fillojë seanca e votimit të Qeverisë që pritet të udhëhiqet nga Avdullah Hoti. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë