Loading…
Oda Amerikane thotë se rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë papunësinë te të rinjtë
  • 14/05/2019 | 11:24

Oda Amerikane thotë se rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë papunësinë te të rinjtë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur qëndrimin se paga minimale në vend duhet të jetë reflektim i parametrave ekonomikë në vend dhe se s’duhet të ndryshohet pa marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat.

Sipas OEAK-së, “rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë edhe më shumë papunësinë në mesin e të rinjve si dhe punëtorëve me shkathtësi më të ulëta, që zakonisht bëjnë pjesë në grupin e përfituesve të pagës minimale, ndërsa sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova ka një normë të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve me mbi 55%”.

Ky reagim i OEAK-së vjen pas thirrjeve të reja partive politike për rritje të pagës minimale edhe në sektorin privat.

“Oda Amerikane beson se fuqia e lirë punëtore është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte”, thuhet në njoftim.

Kjo odë ka bërë thirrje drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë që të shmangin vendimet “që mund të nxisin përkeqësimin e indikatorëve të tillë me çdo kusht, pavarësisht përfitimeve afatshkurtra”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë