Loading…

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga BQK përkrahje për këtë sektor

  • 20/04/2021 | 13:18

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon nga BQK përkrahje për këtë sektor

Guvernatori Mehmeti diskuton me përfaqësuesit e hotelerisë dhe të gastronomisë për situatën ekonomike të këtij sektori.


Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Odës së hotelerisë dhe turizmit, dhe ata të gastronomisë të kryesuar nga drejtori i OHT-së, Hysen Sogojeva.

Siç thuhet në komunikatën e BQK-së, në këtë takim Guvernatori informoi të pranishmit me veprimet e deritashme dhe planet e BQK-së me qëllim të përkrahjes së mëtejme për të lehtësuar qasjen në financa për bizneset dhe lehtësimeve të tjera që planifikohen të ndërmerren, në rast të nevojës, në mënyrë që bizneset e prekura më së shumti nga masat e ndërmarra kundër pandemisë, të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë dhe të gastronomisë, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për takimin, si dhe kërkuan që sektori bankar të vazhdojë të lehtësojë dhe të përkrahë këtë kategori, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të gjendjes së vështirë, të krijuar nga pandemia.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë