Loading…

Oda Ekonomike Amerikane: Heqja e reciprocitetit është përgjigje në thirrjet e Trumpit

  • 06/06/2020 | 12:53

Oda Ekonomike Amerikane: Heqja e reciprocitetit është përgjigje në thirrjet e Trumpit

 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se kjo është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për raporte të fuqishme strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.


Nga Oda Ekonomike Amerikane thonë se heqja e reciprocitetit është përgjigje në thirrjet e presidentit Donald Trump, dhe sekretarit Pompeo.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është edhe përgjigje në thirrjet e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, si dhe dëshmi e përkushtimit të Kosovës për raporte të fuqishme strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë Hoti, është  vendosur që reciprociteti ndaj Serbisë të hiqen në mënyrë që dialogu me Beogradin të rinisë, shkruan Gazeta Metro.

Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr të gjitha masat e pengesat nga ana e Kosovës për Serbinë, krejt kjo në mënyrë që të jepet frymë dialogut për të arritur marrëveshje përfundimtare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë