Loading…

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Italisë, thellojnë bashkëpunimin në shumë fusha

  • 22/02/2019 | 21:21

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Italisë, thellojnë bashkëpunimin në shumë fusha

Kompanitë italiane shohin mundësi për bashkëpunim me kompanitë e vendit tonë në produktet kozmetike, ushqimore, turizëm, burime të rinovueshme të energjisë dhe industrisë, u theksua në mbledhjen mes Odës Ekonomike të Maqedonisë, Institutit për Kërkime Sociale dhe Odës Bilaterale të Italisë, transmeton Gazeta Metro.


“Shumë nga partnerët që janë pjesë e Odës Ekonomike Italo-Maqedonase janë të pranishëm këtu në Maqedoninë Veriore, interesimi i tyre për investim është i madh. Ata janë të interesuar për bashkëpunim në tregti, instalimin e makinave të reja, pajisjeve etj”,- tha kryetari i Odës Ekonomike Italo-Maqedonase Enriko Petrela.

“Italia është midis dhjetë partnerëve më të mëdhenj dhe tregtarë të vendit tonë, përkatësisht partneri i gjashtë i tregtisë së jashtme për vitin 2018, sipas statistikave zyrtare”,- theksoi kryetarja e OEM-së, Daniela Arsovska.

“Vitin e kaluar ne kemi mbështetur mbi 250 kompani përmes fondeve të buxhetit të shtetit dhe për këtë vit janë ndarë 4.1 miliardë euro për të mbështetur investimet dhe për të siguruar të gjitha kushtet që investitorët kanë nevojë”,- theksoi ministrja pa portofol për tërheqjen e investimeve të huaja, Zorica Apostolska.

Investimet italiane janë përqendruar edhe në shume sfera në vend./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë