Loading…

Odalovic i reagon sërish Kurtit: Nuk ishte i përgatitur, po personalizon gjithçka

  • 17/06/2021 | 18:02

Odalovic i reagon sërish Kurtit: Nuk ishte i përgatitur, po personalizon gjithçka

Presidenti i Komisionit për Persona të Zhdukur në Qeverinë Serbe, Veljko Odalovic, ka folur rreth takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vucic, ku kryeministri Kurti kishte kërkuar largimin e tij nga ajo pozitë që mban, transmeton Gazeta Metro.


Odalovic, e quajti këtë frustrim të Kurtit ndaj tij dhe se po personalizon çdo gjë.

Vucic në konferencën për media tha se Kurti e kishte krahasuar Odalovicin me shefin e propagandës në Partinë Naziste të Gjermanisë, Joseph Goebbels, e këtë e mohoi zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Fakti është se delegacioni i Prishtinës erdhi për të dëguar delegacionin tonë. Përkundër të gjitha provokimeve dhe asaj që tha Kurti, delegacioni ynë qëndroi sepse mbështet dialogun dhe është i përkushtuar për dialog. Kurti ka treguar se nuk është i përgatitur dhe po ashtu se është i paforcë”, ka thënë Odaloviq në intervistë për “TV Prva”, transmeton Gazeta Metro.

“Pika më e dobët e Kurtit është se personalizon çdo gjë. Ne bëmë kontakte të mira me familjet e shqiptarëve. Çdo familje nga shqiptarët që ka kërkuar informacion ka trokitur në një derë të hapur, sepse ne kontrolluam gjithçka që kërkonin në pjesën qendrore të Republikës së Serbisë. Ne gjithashtu dhamë informacione në pjesën veriore të Mitrovicës që i siguruam nëpërmjet arkivave tona të ndërmarrjeve komunale për vendet të varrimit të disa trupave të cilat janë gjetur atëherë dhe janë varrosur gjashtë trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u identifikuan. Për pesë vjet, kemi gërbuar 250 metra kub gur me monitorim të plotë dhe praninë e përfaqësuuesëve të familjeve, grupeve të punës, pra, me transparencë të plotë. Ky është problemi që ka tash Prishtina. Presim që Prishtina të trajtojë në mënyrë të njëjtë kërkesat tona, siç kemi trajtuar ne të tyre”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë