Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që miratimi i ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të ketë një epilog vendimtar këtë javë, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari Berat Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ligji rikthen konfidencën e humbur tek bizneset dhe konsumatorët.
“Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon baze me e rikthy konfidencen e humbur tek bizenset dhe konsumatoret. Kthimi i konfidences eshte parakusht qe qytetaret te rrisin kosnumin, e ne anen tjeter bizneset te rrisin investimet dhe te ruajne vendet e punes.”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Beteja e pare per rimekembjen, perkatesisht miratimi i Ligjit per Rimekembjen Ekonomike duhet ta kete nje epilog vendimtar kete jave. Ndryshe e humb kuptimin.
Kemi degjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime te cilat mund ta pasurojne Ligjin per Rimekembjen, perfshire propozimet shume permbajtesore nga perfaqesuesit e biznesit, partite politike ne pozite dhe opozite, ekspertet dhe institutet e ndryshme (Kryetari i Komunes te Prishtines, GAP, Riinvest, Dardan Sejdiu, etj). E gjithe kjo ekspertize dhe propozimet e ndryshme duhet te inkorporohen ne variantin perfundimtar te Ligjit.
Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon baze me e rikthy konfidencen e humbur tek bizenset dhe konsumatoret. Kthimi i konfidences eshte parakusht qe qytetaret te rrisin kosnumin, e ne anen tjeter bizneset te rrisin investimet dhe te ruajne vendet e punes./gazetametro.net