Loading…

OEK: Marrëveshjet me Serbinë eliminojnë barrierat ekonomike

  • 27/01/2020 | 11:52

OEK: Marrëveshjet me Serbinë eliminojnë barrierat ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vonesat për formimin e qeverisë po e dëmtojnë ekonominë e vendit.


Rukiqi po ashtu komentoi edhe marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat i prezantoi ambasadori Grenell, duke thënë se këto ndikojnë dukshëm në eliminimin e barrierave.

“E para dhe e dyta sa i përket marrëveshjeve në vitin 2019 eliminimi i barrierave teknike dhe të tjera dhe e dyta ka qenë pjesa që lidhet me infrastrukturën. Elementet kryesore transporti hekurudhor, linja ajrore dhe pjesa e shërbimeve postare. Ajo që lidhet me çdo vonesë me arritjen e marrëveshjes dhe ajo që lidhet me zgjedhjet për neve si vend është me probleme duke e rrit shkallën e pasigurisë politike”, ka thënë ai, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Këto komente Rukiqi i bëri gjatë takimit të OEK-ut me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF, ku u diskutua në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat.

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë