Loading…

OEK: Nëse nuk rishikohet buxheti, humbasim mbi 40 mijë vende të punës

  • 28/07/2020 | 16:05

OEK: Nëse nuk rishikohet buxheti, humbasim mbi 40 mijë vende të punës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomet, tha se mënyra më e mirë për parandalimin e Covid-19 është vetëdijesimi i qytetarëve dhe bizneseve.


Ai ka propozuar që të digjitalizohen shërbimeve nëpër institucionet e shtetit, siç është rasti në Qendrën e Regjistrimit Civil, gjykata dhe të tjera.

Rukiqi ka thënë se nëse nuk ka rishikim të buxhetit brenda kësaj jave, kolapsi është i pa shmangshëm dhe zvogëlimi i vendeve të punës mund të arrin mbi 40 mijë.

“Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, ne kërkojmë që të garantohet sa më shpejt pjesa e portofoliove të kredive të bankave në mënyrë që bizneset të kenë një qasje të drejtpërdrejt në financa. Likuiditeti apo asja ne financa po bëhet një ndër problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat në vend. Jemi vonuar shumë dhe nëse nuk ka veprime për rishikim të buxhetit brenda kësaj jave dhe pastaj implementim të masave që lidhen edhe me rimëkëmbje ekonomike, kolapsi ekonomike do të jetë tek dera jonë. Rikuperimi do të jetë i pa mundshëm dhe mund të humbim deri 40 mijë apo edhe më shumë vende pune”, tha Rukiqi.

Ndërsa, kryetari Shoqatës së Gastronomisë në Kosovë, Petrit Kllokoqi tha se ky sektor do ta respektojë orarin e ri deri 22:30, por këtë vetëm dhjetë ditët e ardhshme.

Ai ka kërkuar që të zbatohen masat pakos emergjente për pagat e punëtorëve dhe qiratë e bizneseve.

“Ne si gastronomi kemi vendos që ta respektojmë masën e orarit prej 22:30 prej një afat deri 10 ditë, mirëpo ne prapë I bëjmë thirrje qeverisë që të subvencionojë pagat dhe mbulimin e qirave për 50 përqind si dhe të kalojë rishikimin e buxhetit këtë javë dhe të fillojë menjëherë me implementimin. Pra, pe respektojmë këtë vendim të qeverisë për një javë deri 10 ditë dhe shpresojmë që në të ardhmen me u zgjatë orari. Ne jemi biznese, jemi hallexhinj nuk jemi për me krijuar rrëmuja dhe protesta të ndryshme. Presim gjatë kësaj jave një vendim të ri të qeverisë”, theksoi Kllokoqi.

Kryetari i OEK-ut po ashtu në këtë konferencë ka kërkuar sa më parë të licencohen laboratorët institucioneve private

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë