Loading…

“Ofendon mediat dhe lobon për partitë”: A do të shkarkohet burri i Vjosa Osmanit?

  • 03/02/2021 | 19:37

“Ofendon mediat dhe lobon për partitë”: A do të shkarkohet burri i Vjosa Osmanit?

Prindon Sadriu, bashkëshorti i  Vjosa Osmanit i cili dyshohet se është graduar kundërligjshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në gradën diplomatike Ministër, tani ka filluar edhe të ofendojë mediat dhe po lobon për në zgjedhjet e 14 shkurtit, diçka që i ndalohet rreptësisht me ligj, shkruan Gazeta Metro.


Burri i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, vazhdimisht lobon në dobi të një partie politike dhe ofendon mediat kur këto të fundit publikojnë ndonjë lajm që atij nuk i pëlqen.

Natyrisht kjo ndalohet me pikën 3 të qarkores së MPJ’së.dhe komentet e tij nuk korrespodojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati.

Së fundi, Sadriu ka sulmuar “Gazetën Express” pasi këta publikuan një lajm së bashku me mediet tjera ku gruaja e tij, Vjosa Osmani nuk mori pjesë në ceremoninë ku u nënshkrua fillimi i raporteve Kosovë-Izrael, por e injoroi duke marrë shkuar në një kopsht të fëmijëve për fushatë.

Por, Sadriut vërejtje rreth sjelljes së tij të pahijshme dhe pjesëmarrjes e lobimit në fushatë i ka dhënë edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj i ka dhënë vërejtje Sadriut është i përfshirë plotësisht në procesin zgjedhor në Kosovë duke cenuar neutralitetin e stafit diplomatik për zgjedhjet që të do të mbahen më 14 shkurt.

Kujtojmë se për këto sjellje dhe ofendime, ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti, ishte shkarkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ahmeti atë kohë e kishte ofenduar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, duke e quajtur “psikopat”.//gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë