Oficeri i FSK’së, Xhevahir Hasanaj ka marrë çmimin si Kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike në Britani.
Çmimin oficerit të FSK’së ia ka ndarë kryeministrja britanike Theresa May.
Në këtë ceremoni ushtarake “Parada e Sovranit në Londër, përveç Hasanajt ka diplomuar edhe Arlind Bajrami.
Ata diplomuan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurs në Britani të Madhe, njëra nga më prestigjozet në botë.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. /gazetametro.net