Loading…

OKB diskuton për tensionet politike dhe demarkacionin

  • 16/11/2016 | 08:19

OKB diskuton për tensionet politike dhe demarkacionin

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në mbledhje do të diskutojë raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, sa ju përket  zhvillimeve në Kosovë.

Periudha e raportimit përfshinë një periudhë kur “tensionet politike ishin të përqendruara rreth mospajtimit për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e legjislacionit të ri për kompleksin e minerave dhe atë industrial, Trepça, thuhet ndër tjerash në këtë raport.

Aty u tha edhe se Trepça ka shtuar tensionin publiik në mës të Prishtinës dhe Beogradit, derisa zbatimi i marrëveshjeve të arritura falë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ka vazhduar me një ritëm të ngadalshëm.Raporti përshin kohën prej 16 korrikut deri më 25 tetor.

Tutje, në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, i cili mund të gjendet i publikuar në internet, përshkruhen edhe protestat kundër marrëveshjes për demarkacion dhe arrestimet e disa pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje.

Më raport përshkruhet edhe rasti i datës 30 gusht, kur ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, e shoqëruar nga kryetari i komunës Mitrovica Jugore, e kishin inspektuar punën ndërtimore në urën kryesore në Mitrovicë e pastaj kishin kaluar në pjesën veriore për vizitë, shkruan gazetametro.net

Raporti gjen se në periudhën tremujore janë shënuar 69 incidente që i kanë prekur minoritetet, që paraqet rënie në krahasim me raportin e kaluar të periudhës tremujore, kur numri i incidenteve ishte 94. Incidentet përfshijnë sulme fizike, kërcënime verbale, vjedhje kundër personave të kthyer, si dhe vandalizëm në pronën e banimit.

Këtë raport e ka ndihmuar edhe raporti i Përfaqueses së Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, për aktivitetet e misionit për sundim të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë