Loading…

OKB e përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

  • 21/03/2023 | 21:01

OKB e përshëndet marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përshëndeti marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve” dhe theksoi se palët duhet të punojnë shpejt dhe me mirëbesim për të “materializuar të gjitha detyrimet e tyre nga marrëveshja”.


“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mirëpret deklaratën e fundit të BE-së për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Farhan Haq, Ndihmës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Guterres tha se përmbushja e marrëveshjes do të sjellë përfitime për të gjithë dhe theksoi se organizata ndërkombëtare mbetet e përkushtuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e BE-së.

Marrëveshja Kosovë-Serbi ka hyrë në fuqi me deklaratën e Josep Borell të shtunën rreth mesnatës. Sipas BE’së ajo është ligjërisht obligative. Kështu e shohin edhe Emisari i SHBA’së Gabriel Escobar dhe ambasadori Christopher Hill.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë