Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të enjten janë pajtuar të caktojnë një raportues special në Afganistan për të shqyrtuar për shkelje të kryera nga Talibanët dhe palët tjera gjatë konfliktit atje, transmeton Gazeta Metro.
Vota për rezolutën që u propozua nga Bashkimi Europian u krye me 28 shtete në favor dhe pesë kundër – përfshi Kinën, Pakistanin, dhe Rusinë. 14 shtete anëtare abstenuan nga votimi prej forumit prej 47 shteteve anëtare.
Raportuesi special në Afganistan do të niste punën në mars dhe do të mbështetej në ekspertët ligjor të OKB’së, në analiza ligjore, të forenzikës dhe të të drejtave të grave, sipas rezolutës së propozuar nga BE.
Komisionarja e Lartë e OKB, Michelle Bachelet tani më ka mandat nga Këshilli për të monitoruar situatën që nga marsi./gazetametro.net