Loading…

OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë më të këqija

  • 16/01/2023 | 10:19

OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë më të këqija

Ngadalësimi ekonomik global do t’i detyrojë më shumë punëtorë që të pranojnë punë që paguhen më pak më 2023, kanë paralajmëruar të hënën Kombet e Bashkuara.


Teksa çmimet rriten më shumë sesa të hyrat, kriza e kostos së jetesës është duke shtyrë më shumë njerëz drejt varfërisë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punë Ndërkombëtare.

Sipas saj, niveli i papunësisë në botë pritet të rritet.

Si shkaqe për një situatë të tillë është përmendur lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit, REL.

“Së bashku, ato kanë krijuar kushte për inflacion të lartë dhe rritje të ulët ekonomike – për herë të parë prej vitit 1970”, ka thënë agjencia në raportin e tij vjetor.

Vendet më të prekura, sipas të dhënave, janë ato me të hyra të ulëta dhe të mesme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë