Loading…
OKB: Një milion lloje të rrezikuara në planet, ekzistenca njerëzore në pyetje
  • 16/05/2019 | 14:47

OKB: Një milion lloje të rrezikuara në planet, ekzistenca njerëzore në pyetje

Tashmë janë rreth një milion lloje të rrezikuara, ritmi po përshpejtohet dhe kështu natyra e cila ia mundëson jetën njerëzimit është e gjykura për dështim nëse nuk ndodh “një ndryshim i madh” i modelit të prodhimit dhe konsumit të llojit njerëzor, transmeton Gazeta Metro.


Në raportin e paprecendent të ekspertëve të OKB-së për sistemin ekologjik, është paraqitur pamje e zymtë e së ardhmes së llojit njerëzor, ekzistenca e të cilit varet nga natyra.

“Po i rrezikojmë bzat e ekonomisë sonë, mënyrën e ekzistencës, sigurisë e të ushqimit si dhe shëndeton tonë e cilësinë e jetës në tërë botën”, ka thënë sot kryetari i grupit të ekspertëve të OKB-së Robert Watson.

Sipas fjalëve të tij, 75 për qind e ambientin jetësor tokësor është rrezikuar me çeljen e pyjeve, bujqësinë intensive, urbanizimin në rritje dhe minierat. Watson ka shtuar se nga aktiviteti njerëzor janë rrezikuar edhe 66 për qind të ambientit të detit.

Rezultati është një milionë lloje kafshësh e bimësh të rrezikuara prej rreth tetë milionë në Tokës, thuhet në raport dhe shtohet se gjatë dekadave të ardhshme parashikohet vazhdim i një trendi të tillë nëse asgjë nuk ndërmerret.

Ekspertët kanë shtuar se madje edhe sikur të respektohet marrëveshja mbi ndryshimet klimatike, e cila ka për qëllim që ngrohja e planetit të mos jetë më e madhe se dy gradë Celsius, ndryshimet klimatike mund të vazhdojnë për shkak të faktorëve të tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë