Loading…

OKB thotë se Gaza nuk ka pranuar fare karburant që kur Izraeli lejoi dy dërgesa ditore

  • 18/11/2023 | 14:00

OKB thotë se Gaza nuk ka pranuar fare karburant që kur Izraeli lejoi dy dërgesa ditore

Dje u tha se Izraeli do të lejonte dy kamionë me karburant në ditë në Rripin e Gazës, por agjencia e OKB-së e Gazës për refugjatët palestinezë thotë se ende asnjë nuk ka mbërritur.


Zëdhënësja e UNRWA-s Juliette Touma foli për BBC më herët dhe tha se, “Ne kemi nevojë urgjente për karburant për operacionet humanitare në të gjithë Rripin e Gazës”.

“Asnjë nga kamionët që kanë ardhur që nga 21 tetori nuk kishte karburant”, tha Touma, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi nevojë për të paktën 120,000 litra karburant çdo ditë nëse UNRWA dhe organizata të tjera të ndihmës humanitare duan të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë nëpër Rripin e Gazës”, shtoi ajo.

Touma thotë se ata duhet të shpërndajnë ndihma për 80,000 njerëz në strehimoret që menaxhon agjencia, dhe shtoi se UNRWA nuk duhet të mbështetet për muri duke lypur karburant.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë