Loading…

OKB’ja qortoi Palestinën për gjuhën e urrejtjes dhe antisemitizmin

  • 13/08/2019 | 23:04

OKB’ja qortoi Palestinën për gjuhën e urrejtjes dhe antisemitizmin

Autoriteti palestinez u thirr para Komitetit të OKB’së për eliminimin e diskriminimit racor sot në Gjenevë, ku u kritikuan për gjuhën e urrejtjes dhe antisemitizmin në tekstet shkollore dhe njoftimet e zyrtare, ky ishte shqyrtimi i parë i palestinezëve para OKB’së, transmeton Gazeta Metro.


OKB’ja nuk e pranon Palestinën si shtet anëtar, por që nga 2012 Autoriteti Palestinez ka mundësinë e nënshkrimit të traktateve dhe konventave siç është ajo kundër diskriminimit racor. Ata tanimë kanë nënshkruar 7 prej 9 traktateve të të drejtave të njeriut në OKB ku kërkohet shqyrtim i regjistrit të të drejtave të njeriut sikur për anëtarët e OKB’së.

“Shumë raporte të OJQ’ve kanë përmendur paragjykimet antisemite dhe nxitjes së urrejtjes, veçanërisht në mediat dhe fjalimet e zyrtarëve Palestinezë, a mundet partia në pushtet të shpjegoj rreth kësaj çështje?” pyeti kryetarja e komisionit Chinsung Chung nga Koreja Jugore.

Akuza të tilla janë zhgënjyese tha përfaqësuesi  i Palestinës Hizjazi. “Ne nuk diskriminojmë ndaj asnjë qytetari tonë bazuar në etninë, religjionin apo gjininë. Ne jemi shtet që ende po provon rrugën etij dhe ende po formulon ligjet e veta”, tha Hijazi.

Pranimi i këtyre raporteve të këtyre organizatave ‘propaganduese’ dhe lejimi i hapësirës për ta është politizim i punës së komitetit të OKB’së tha Hijazi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë