Loading…

Oliver Ivanovic e kishte refuzuar, gruaja e tij anëtarësohet në partinë e Vucicit

  • 21/02/2020 | 11:02

Oliver Ivanovic e kishte refuzuar, gruaja e tij anëtarësohet në partinë e Vucicit

Milena Popovic, gruaja e politikanit serb të vrarë në Mitrovicë Oliver Ivanovic para dy vitesh, është anëtarësuar në partinë e Aleksandar Vucic, megjithëse partneri i saj kishte refuzuar të hyjë në një listë të përbashkët serbe në zgjedhje. Ajo thotë se Oliveri i ndjerë ndoshta edhe nuk do të pajtohej por do ta mbështeste, transmeton Gazeta Metro.


Popovic foli për gazetën serbe Danas ku arsyetoi vendimin e saj duke thënë se ka vendosur të merret aktivisht me politikë dhe se ky vendim është i saji personalisht.

“Tani një kohë të gjatë atë e rendisin në atë grupim politik, kështu që ka vendosur të merret me politikë në përputhje me qëndrimet e mija politike. Kanë kaluar dy vite nga vrasja e Oliverit dhe tani dua që të vendos vet për jetën time”.

Ajo u pyet se nëse me këtë vendim në një farë forma ka zhgënjyer qëndrimet e Ivanovic, që para zgjedhjeve lokale në Kosovë të vitit 2017’të, disa muaj para atentatit, e kishte refuzuar propozimin e Presidentit serb Vucic që të jetë në Listën Serbe, Milena Popovic tha se “Oliveri do ta mbështeste vendimin e saj, edhe nëse nuk do të pajtohej me të”.

Ajo shtoi se nuk konsideron se me këtë veprim nuk po liron pushtetin aktual në Serbi nga spekulimet rreth përzierjes së supozuar të Beogradit në vrasjen e Ivanovic.

“Për vrasjen e Oliverit di më shumë se ata që spekulojnë. Jam e gatshme të drejtoj gishtin drejt të gjithë porositësve dhe kryerësve të vrasjes së tij, por e di se kjo nuk ka lidhje me Beogradin” tha Popovic.

Milena Popovic me të birin e saj dhe të Oliver Ivanovic është bartur në Beograd nga Mitrovica pas vrasjes së Ivanovic dhe shpejt ka ndërprerë kontaktet e familjes Ivanovic. Në vitin e parë vrasjes së tij kishte ndezur qirinj bashkë me Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic në përkujtim të tij.

Në dy vitet e fundit Popovic shiet shpesh në përcjellje të Marko Djuric dhe si të Presidentit Vucic dhe ishte prezent në vizitën e tij të fundit në Kosovë në shtator të 2018’s.

Atëkohë kishte qëndruar në rreshtin e parë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radiocic, që një muaj më vonë u arratis nga autoritetet kosovare që e akuzojnë për vrasjen e Oliver Ivanovic. Radiocic edhe tani gjendet në arrati jashtë Kosove, dhe me mbrojtjen e presidentit serb dhe një pjese të qeverisë, edhe pse qeveria kosovare ka lëshuar flet arrest për të.

Prokuroria kosovare e ka akuzuar Radiocic për organizimin e grupit kriminal që ka ndihmuar në vrasjen e tij.

Kryetari i Partisë së Re në Serbi Zorna Zivkovic nuk i zbut fjalët rreth kësaj çështje duke thënë se ky tregim është i trishtueshëm dhe i pështirë.

“I gjithë tregimi është trishtueshëm dhe i pështirë. Nisur nga ajo që pushteti në Serbi menjëherë pas atentatit kishte thënë se e di se kush është vrasësi dhe se pas pesë dite do ta thotë emrin e tij, që nuk e ka bërë ende, derisa kaluan dy vite si dhe keqpërdorimi i gruas së tij, emri dhe pozitës së saj, të themi të drejtën, me aprovimin e saj, për promovimin e tyre politik. “

Familja Ivanovic ka refuzuar të komentoj ndaj veprimeve të gruas së Ivanovic që prej fillim dhe është distancuar edhe këtë herë siç ka njoftuar nipi i të ndjerit, Aleksandar Ivanonvic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë