Nuk ishin të shumtë ata që do të kishin besuar se do të ishte sulmuesi francez Olivier Giroud do të arrinte të shënonte gola aq sa Didier Drogba për Chelsea në Ligën e Kampionëve. Chelsea mposhti Atletico Madridn si mysafir në Madrid me rezultat 0:1, transmeton Gazeeta Metro.
Chelsea arriti që të tund rrjetën e Atletico Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
The Blues janë duke e dominuar takimin ndaj Los Rojiblancos si me posedim të topit, ashtu edhe nga shanset për gol.
Ishte minuta e 69-të kur Olivier Giroud shënoi një gol spektakolar në stilin gërshërë, e që fillimisht u dyshua për pozitë jashtë loje.
Olivier Giroud has just scored this goal in the UCL RO16. I’m speechless. pic.twitter.com/LLtLeLsriv
— Dubois (@CFCDUBois) February 23, 2021
Por, nga dhoma e VAR-it bënë me dije se goli ishte në pozitë të rregullt dhe francezi mund t’i gëzohet këtij super goli.
🔵 Olivier Giroud becomes the first Chelsea player to score 6 goals or more in a Champions League campaign since Didier Drogba (6) in 2011/12…#UCL pic.twitter.com/YfyExf3I22
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 23, 2021