Loading…

Olluri i reagon deklarimit të Gecit: Në Iran po janë pushkatuar, në Kosovë jetojmë në demokraci

  • 09/03/2026 | 16:27

Olluri i reagon deklarimit të Gecit: Në Iran po janë pushkatuar, në Kosovë jetojmë në demokraci

Halil Geci në profilin e tij mëngjesin e së hënës ka shpërndarë një video, ku ka akuzuar presidenten Osmani për tradhtare dhe thotë se “po të ishte në Turqi, do pushkatohej”, deklarim të cilit i reagoi Presidenca, transmeton Gazeta Metro.


Po këtyre deklarimeve u ka reaguar edhe gazetari, Parim Olluri, duke thënë se një gjë e tillë ka mundur të ndodhte në Iran nën regjimin e Ajetollahëve, por jo edhe në Kosovë.

“Ne Iran po. Atje janë pushkatuar ata qe e kane kritikuar Ajatollahun. Ne Kosove jo. Këtu jetojmë ne demokraci dhe kjo s’mundet me ndryshu kurrë. Nga 127 here ne dite mundemi me kritiku Albinin. Është thjeshtë një kryeministër i radhës”, shkroi Olluri në një postim në Facebook.
Sipas tij, në të ardhmen e afërt do të jetë veç një prej ish-kryeministrave të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë