Loading…

Olsa Muhameti reagon pas lajmit për Beatrixën dhe Donaldin

  • 01/12/2021 | 13:54

Olsa Muhameti reagon pas lajmit për Beatrixën dhe Donaldin

Bora Zemani ende nuk ka bërë asnjë reagim për atë që po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix në shtëpinë e Big Brother Vip. Më herët ajo e kishte shprehur publikisht se do e priste Donaldin kur të dilte nga shtëpia, por gjërat kanë marrë një kthesë tjetër. Donaldi e ka shfaqur hapur pëlqimin që ka për Beatrix Ramosajn dhe kjo e fundit duket se ndan të njëjtat ndjenja.


Të gjithë kishin menduar se Bora dhe Donaldi ishin ribashkuar, pasi ai kishte shprehur vazhdimisht dashurinë për të në javët e para në Big Brotehr. Ai madje e puthi Borën kur kjo hyri në shtëpi për të yakuar Semin e më pas edhe atë. Donaldi nuk e la me kaq, por për përvjetorin e lidhejs së tyre ai i dërgoi Borës varësen e tij të cilën ajo e ka mbajtur publikisht duke lënë të kuptohej se çdo mosmarrëveshje ishte lënë pas.

Por gjërat nuk rezultuan aspak kështu dhe Donaldi duket se në fakt po lë pas Borën. Edhe pse moderatorja nuk ka reaguar ende, ka qenë autorja e Për’puthen, Olsa Muhameti ajo që nuk mund të rrinte pa thënë dy fjalë. Edhe pse nuk përmend Donaldin, duket se pas postimit të saj fshihet një mesazh për të.

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, shkruan ajo në Instastory.

Në një postim tjetër ajo duket se mbështet Borën, edhe pse nuk e përmend në emër.

“Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja”, shkruan Olsa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë