Loading…

Olta bën filma: Ju lutem votoni që të dal unë, Luizi meriton të fitojë

  • 22/03/2023 | 13:03

Olta bën filma: Ju lutem votoni që të dal unë, Luizi meriton të fitojë

Këtë javë është nominimi më i vështirë i këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”, pasi Olta Gixhari dhe Kiara Tito përballën “kokë më kokë”. Ky nominim bëhet edhe më i fortë pas paralajmërimit të Luizit, se nëse del Kiara, ai do të dalë bashkë me të.


Por, natën e kaluar, një deklaratë e Olta Gixharit, i ka lënë paksa të shokuar fansat e saj. Teksa ndodhej në suitë se bashku me Dean, aktorja deklaroi se Luizi e meriton fitoren e BBV dhe do i vinte shumë keq nëse ai do të dilte.

Ajo deklaroi se nuk do ta lërë Luizin të dalë, por do i kërkojë që të tërhiqet dhe që të dalë ajo nga shtëpia e BBV. Olta iu ka bërë thirrje publikut që të votojnë që të dalë ajo në spektaklin e radhës.

“Mua më vjen shumë keq për këtë gjë. Del Kiara, nëse del ai mua më vjen shumë keq, sepse ai është i prerë për këtë lojë. Ai është i lindur për këtë lojë. Nëse ai del, unë do t’i them tërhiqu, do dal unë. Del Kiara, larg qoftë, inshallah dal unë o Zot. Votoni që të dal unë, nuk jam e paqëndrueshme, ai ka lënë shpirtin këtu, e ka studiuar dhe të rrij unë tani para atij. Le të rrijë more Luizi, e meriton, le ta fitojë Luizi, e meriton. Ju lutem, votoni që të dal unë, të betohem se më vjen për të qarë. Votoni që të dal unë. S’ka gjë, do iki unë. Kjo lojë për atë njeri është shumë e rëndësishme dhe nëse ai ikën nëse del Kiara, unë them që do iki, më mirë iki unë.”- u shpreh Olta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë