Loading…
Olta Gixhari tregon se ku ka marrë pagën më e ulët
  • 10/02/2019 | 17:28

Olta Gixhari tregon se ku ka marrë pagën më e ulët

E vënë përballë “Këndit të së vërtetës” në “E Diell”, Olta Gixhari i është përgjigjur me sinqeritet pyetjes së Manushit për pagën më të ulët që ajo ka marrë ndonjëherë në karrierën e saj.

“Të gjithë periudhën që unë punoj në Teatrin Kombëtar janë pagesat më të ulëta që kam marrë për cilindo rol që unë kam bërë”- ka thënë ajo.

Gixhari shtoi gjithashtu se edhe pse roli i saj me Timo Fllokon tek shfaqja “Pamje nga Ura” vite më parë, ka ndikuar jashtëzakonisht në famën që ka sot, ajo do më shumë regjisoren Vera Grabocka, bashkëshorten e aktorit Timo Flloko.

“Është e vështirë t`i rezistosh energjisë magjike të saj” ka shpjeguar Gixhari.

Në fund të intervistës, Olta tha se Shqipërisë i ka marrë maksimumin. Nisur nga kjo përgjigje, aktorja ndihet 100% gati, pse jo edhe për një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë