Loading…

Olta për Luizin: Më dhemb kur ndihet keq, kam afeksion

  • 26/03/2023 | 19:25

Olta për Luizin: Më dhemb kur ndihet keq, kam afeksion

Edhe pse kundërshtari i saj më i fortë në lojë, Olta tha se Luizin e ka shumë përzemër dhe se ka krijuar afeksion ndaj tij.


Teksa po bisedonte me Gertin, për t’i sqaruar këtij të fundit qëndrimin e saj me Luizin, Olta u shpreh se ajo mërzitet shumë kur Luizi ndihet keq, pasi me të ka kaluar shumë situata brenda në shtëpi.

Sa i përket Fotinisë, Olta tha se ajo nuk ka të njëjtën afrimitet që ka me Luizin me të. Ndaj, për këtë arsye, ajo do përqafojë Luizin edhe kur ata zihen dhe jo Fotininë.

Olta i tha Gertit që ai i ka thënë asaj se ai e donte Kiarën jashtë shtëpisë. Gerti nuk e mohoi një gjë të tillë. Ai tha se e ka thënë këtë, pasi dalja e Kiarës, do i shërbente mirë lojës së saj.

Gerti i tha Oltës se Luizi e ka eklipsuar shumë atë dhe duke qenë se ata janë kundërshtarë në lojë, ai e këshilloi Oltën që ta “sulmojë” Luizin, pasi me mënyrën se si ajo po sillet, po e kthen në “aleat”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë