Loading…

Olta përfundimisht largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’

  • 01/04/2023 | 21:42

Olta përfundimisht largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’

Olta Gixhari, ka kërkuar që të largohet nga “Big Brother VIP Albania”.


Arsyet e saj ajo i ka treguar në dhomën e rrëfimit.

Pas telefonatës me bashkëshortin duket se aktorja është turbulluar.

Ajo ka shpjeguar që është mërzitur shumë për djalin e saj me të cilin nuk është takuar që tre muaj, prej edhe kur ka nisur ky rrugëtim.

Aktorja tha se kishte zgjedhur të tregohej e fortë dhe pa ndjenja, sepse po të tregohej e vërtetë do të largohej para shumë kohësh.

Ajo tha se ka 100 ditë brenda dhe ajo tashmë e ka fituar “Big Brother-in” e të.

Olta tha se anën e prindërimit e ka folur vetëm me Qetsorin pasi ai është prind dhe e kupton.

Ajo shpërtheu në lot, teksa shprehu se malli për djalin e saj e ka djegur.

Aktorja përfundimisht largohet nga “Big Brother VIP Albania”./Lajmi.net/

Arbana Osmani: Olta ka vendosur të largohet nga ‘Big Brother VIP’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë