Loading…
OnePlus 7 Pro me ekran përmirësuar 90Hz dhe përkrahje për Warp Charge
  • 16/05/2019 | 20:33

OnePlus 7 Pro me ekran përmirësuar 90Hz dhe përkrahje për Warp Charge

Përveç telefonit standard OnePlus 7, prodhuesi i popullarizuar kinez e prezantoi edhe modelin premium OnePlus 7 Pro. Telefoni vjen me përmirësime në ekran, kamerë dhe zë në krahasim me gjeneratën e mëparshme, raporton GSMArena.


Ekrani i telefonit, të cilin OnePlus e quan Fluid AMOLED, e ka një panel të ri 6.67 inçësh me rezolucion QHD+ dhe një rifreskim prej 90Hz. Përveç animacioneve dukshëm më të mira në interfejsin e përdoruesit, ekrani mund të renderojë gjithashtu ngjyra të cilësisë së lartë HDR10+.

Ekrani nuk ka nevojë të ndahet me kamerën selfie (nuk ekziston as notch dhe as hapje punch-hole), sepse kamera e përparme prej 16MP është e vendosur në mekanizmin pop-up. Vetë mekanizmi është testuar në mbi 300.000 cikle të përdorimit. Ekziston edhe akselerometri i cili detekton se kur telefoni lëshohet, dhe pastaj mekanizmi pop-up tërhiqet brenda një fraksioni të sekondës për ta mbrojtur kamerën.

Në anën e pasme të telefonit është një sistem me tre kamera dhe OnePlus 7 Pro është modeli i parë në linjën e kompanisë që vjen me këtë karakteristikë. Kamera kryesore prej 48 MP e përdor sensorin 1/2″ Sony IMX586 (0.8μm pikselë), vjen me aperturë f/1.6, mbështetje OIS dhe EIS. Funksioni i ri UltraShot mundëson HDR+, për të cilin kompania thekson se merr katër herë më shumë dritë dhe e mbështetë Super Resolution. Në dispozicion janë edhe kamerat 8MP telefoto (3x zoom, aperturë f/2.4) dhe 16MP me kënd ultra-të gjerë (13mm, 117°). Kamera në anën e pasme mund të xhirojë video në 4K/60fps, dhe i ka dy mode slow-motion: 1080p/240 FPS dhe 720p/480fps. Funksionet shtesë të kamerës përfshijnë dual LED blic dhe autofokus laserik.

OnePlus e ka përmirësuar lexuesin e gjurmëve të gishtave në ekran në një sensor më të madh, ndërsa në gjeneratën e tretë dhe në kombinim me softuerin e përmirësuar, lexuesi mundëson lexim shumë më të shpejtë të gjurmëve.

OnePlus 7 Pro fuqizohet nga çipseti Snapdragon 855, i cili është i pajisur me ftohje dhjetë shtresore përmes dhomëzës së avullit. Është e mundur të zgjidhen deri në 12GB RAM dhe deri në 256GB hapësirë për ruajtje (sistemi bazë është 6GB/128GB). Hapësira është UFS 3.0 me performancë të përmirësuar.

Telefoni e ka një bateri 4000mAh me një mbushje të re Warp Charge 30 (5V/6A). Falë mundësisë që Warp Charge ta kontrollojë temperaturën, si dhe përmirësimin e ftohjes së çipsetit, gamingu në modelin Pro është i mundur pa frikën e mbinxehjes së pajisjes. Ofrohen gjithashtu altoparlantë Dolby stereo, por nuk ka sllot 3.5mm, përcjell KOHA Ditore.

Korniza metalike e telefonit është e vendosur në mes të dy paneleve të lakuara të qelqit Gorilla Glass 5. Në dispozicion janë tri opsione të ngjyrave: Nebula Blue, Mirror Grey dhe Almond. Modeli 6GB/128g Mirror Gray do të shitet me një çmim prej 700 eurosh, variantet 8GB/256GB Mirror Gray dhe Nebula Blue vijnë në një çmim prej 750 euro, ndërsa modeli më i fuqishëm 12GB/256GB Nebula Blue do të kushtojë 820 euro.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë