Loading…
Opel paralajmëron Astra me shpenzime më të vogla: Risia është Corsan elektrike
  • 18/08/2019 | 11:32

Opel paralajmëron Astra me shpenzime më të vogla: Risia është Corsan elektrike

Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave, Opel, ka njoftuar se gjatë panairit të automjeteve ‘Frankfurt Motor Show’, do të lansojë “Astra-n me më së paku shpenzime ndonjëherë, si dhe një model të Corsas elektrike, transmeton Gazeta Metro.


Ende s’janë dhënë specifika për të, por modeli i ri do të prezantohet përkrah varianteve tjera të modelit të famshëm, i cili do të vijë me dukje të re dhe me motorë të rinj, raporton “carscoops”.

Një vend të posaçëm në panair do të ketë edhe gjenerata e re e Corsa-s, e cila është shumë e afërt me modelin e fundit Peugeot 208. Sikurse super-mini vetura franceze, edhe Corsa është përmirësuar shumë në krahasim me modelin paraprak, dhe, për herë të parë në histori, do të vijë edhe në versionin elektrik me emrin Corsa-e. Edhe modeli me emetim zero të gazrave do të prezantohet në Frankfurt, e cili do të vijë me motor elektrik 125 PS (123 hp / 92 kW) me një bateri prej 50 kWh, motor i cili mundëson përshpejtim nga 0-100 km/h në 8.1 sekonda ndërsa mund të përshkoni 330 km me një mbushje të baterisë, transmeton Koha.net.

Edhe hibridi i parë plug-in i kompanisë, Grandland X Hybrid4, do të jetë pjesëmarrës i panairit më të madh të veturave. Ai vjen me motorin me benzinë 1.6 litërsh me dy motorë tjerë elektrikë dhe me baterinë 13.2 kWh litium-jon, që në kombinim prodhon 300 PS (296 hp / 221 kW), përshpejtim nga 0-100 km/h për 6.1 sekonda dhe 51 km me një mbushje baterie. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë