Një operacion i madh kundër prostitucionit është zhvilluar në Pescara të Italisë, duke goditur një organizatë të përbërë nga shqiptarë dhe rumunë, e specializuar në shfrytëzim prostitucioni në Pescara.
Nga agimi i kësaj të marte, agjentët e policisë së Pescara-s , në bashkëpunim me policisë e Teramo-s e Lucca-s, kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste (8 me burg dhe 3 me arrest shtëpiak), të dhëna nga gjykata e Pescara-s, me kërkesë të prokurorisë.
Hetimet, që kanë nisur në vitin 2016, bazuar edhe te raportimet e disa qytetarëve, kanë vijuar falë përgjimeve dhe shërbimeve të efektivëve me rroba civile, që kanë lejuar verifikimin dhe zbulimin e fakteve të kontestuara nga të dyshuarit, si dhe zbulimin e pozicioneve në hartë, të punës së prostitutave të njohura, për shkak se ishin shfrytëzuar edhe nga persona të hetuar në parë.
Gjatë hetimeve u zbulua se, në vendet ku zhvillohej prostitucioni, në veçanti në zonën e stacionit hekurudhor, ushtronte aktivitetin një 35-vjeçare italiane, e cila rezultoi e prekur nga HIV dhe hepatiti C.
Më vonë gjatë ditës së sotme, pritet një konferencë për shtyp e policisë për të sqaruar detajet e operacionit.